Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ftuar qytetarët dhe veteranët të nisen drejt Skenderajt dhe të bashkohen pranë stacionit ku po intervistohet Sami Lushtaku.
“Sot më shumë se kurrë, kërkohet unitet, dinjitet dhe përkrahje për ata që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira të historisë sonë. Prania jonë është mesazh se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë dhe se luftëtarët e saj nuk do të jenë kurrë vetëm” thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së.
Me këtë rast, OVL-ja ka bërë thirrje qe pjesëmarrja të jetë e qetë dhe dinjitoze.
Ky është njoftimi i plotë:
Thirrje publike
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së fton të gjithë veteranët dhe qytetarët që ndjejnë respekt për luftën çlirimtare, që të nisen drejt Skenderajt dhe të bashkohen pranë stacionit të Policisë, ku pritet të intervistohet gjenerali Sami Lushtaku.
Sot më shumë se kurrë, kërkohet unitet, dinjitet dhe përkrahje për ata që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira të historisë sonë. Prania jonë është mesazh se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë dhe se luftëtarët e saj nuk do të jenë kurrë vetëm.
Ftojmë të gjithë që pjesëmarrja të jetë e qetë, dinjitoze dhe në frymën e respektit qytetar, ashtu siç e meriton historia e luftës sonë çlirimtare.