BallinaLajmeSami Lushtaku po intervistohet nga Policia – qytetarëve iu bëhet thirrje nga...

Sami Lushtaku po intervistohet nga Policia – qytetarëve iu bëhet thirrje nga dega e PDK në Skenderaj të mblidhen para stacionit e ta presin kryetarin

Të ngjajshme

Policia Ushtarake ngrit kapacitetet operacionale

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake...

Bianca Censori tërheq vëmendjen me paraqitjen provokuese pranë Kanye West

Bianca Censori vazhdon të jetë një nga figurat më...

E riktheu Unitedin në Champions, Carrickut i ofrohet vazhdimi i kontratës

Michael Carrick është heroi i Manchester Unitedit. Anglezi, i cili...

Gjykata Supreme shfuqizon nenin për emërimet në personelin arsimor

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen juridike...

Shefi i grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Skënderajt, Alban Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen për ta pritur kryetarin Sami Lushtaku para stacionit policor.

Sipas tij, aktualisht Lushtaku është duke u intervistuar nga policia e Kosovës për incidentin e djeshëm ku është raportuar se e ka rrahur fizikisht Hysni Mehanin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të jemi në gatishmëri qytetare! Brenda pak minutash pritet të zhvillohet intervista, prandaj ftoj sa më shumë qytetarë të mblidhemi për ta pritur Kryetarin Gjeneral Sami Lushtaku deri në përfundim të saj. Vendtakimi: para Stacionit të Policisë”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.

Tutje, ai ka theksuar se askush nuk mund t’i frikësojë me skenca force e demonstrim pushteti.

Postimi i plotë:

Të jemi në gatishmëri qytetare!

Brenda pak minutash pritet të zhvillohet intervista, prandaj ftoj sa më shumë qytetarë të mblidhemi për ta pritur Kryetarin Gjeneral Sami Lushtaku deri në përfundim të saj.

Vendtakimi: para Stacionit të Policisë.

Dje qytetarët panë me sytë e tyre keqpërdorimin e Njësisë Speciale, me maska e armë të gjata, në një mënyrë që krijoi tension dhe frikë te qytetarët. Këto veprime po e rikujtojnë kohën kur policia përdorej për presion politik e jo për drejtësi.

Mos të mendojë askush se mund të na frikësojë me skena force e demonstrim pushteti. Dinjiteti nuk shitet dhe nuk blihet! Fyerjet, shpifjet dhe propaganda nuk kalojnë.

Qëndroni të bashkuar dhe në gatishmëri qytetare!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz