Bianca Censori vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara për paraqitjet e saj të pazakonta në publik. Së fundmi, ajo u pa në një dalje në kinema në Los Angeles, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Kanye West.
31-vjeçarja australiane tërhoqi vëmendjen me një kombinim të guximshëm në nuanca gri, ku dominoi materiali transparent dhe detajet moderne. Pamjen e kompletoi me çizme platformë në ton të kuq të errët dhe aksesorë minimalistë, ndërsa flokët i mbajti të kapura prapa në mënyrë të thjeshtë.
Në anën tjetër, Kanye u shfaq me një stil më klasik dhe të errët. Ai kishte zgjedhur një xhaketë lëkure ngjyrë kafe, pantallona të zeza dhe çizme kaubojsh, të kombinuara me syze dielli.
Daljet publike të Bianca Censorit vazhdojnë të shkaktojnë reagime në rrjetet sociale dhe media rozë, pasi ajo shpesh eksperimenton me veshje provokuese dhe stile jashtë kornizave tradicionale.
Pak kohë më parë, ajo ishte komentuar gjithashtu për një tjetër paraqitje transparente gjatë një vizite në një spa në Calabasas.
Emri i saj është lidhur shpesh edhe me Kim Kardashian, pasi përdorues të shumtë në rrjetet sociale kanë vënë re ngjashmëri mes stilit të Kim dhe paraqitjeve të fundit të Bianca-s.