BallinaLajmeMërgim Lushtaku: Kryetari ende nuk është intervistuar, po priten hetuesit nga Prishtina

Mërgim Lushtaku: Kryetari ende nuk është intervistuar, po priten hetuesit nga Prishtina

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akoma nuk është lajmëruar në Polici, lidhur me incidentin në të cilin u përfshi me kreun e degës së VV-së atje, Hysni Mehanin.

Kjo është konfirmuar nga djali i tij, ish-deputeti Mërgim Lushtaku.

Ai tha se janë në pritje të hetuesve nga Prishtina, ndërsa bashkë me dhjetëra qytetarë janë grumbulluar para stacionit policor.

Ndryshe, para një ore, shefi i grupit të PDK-së në këtë komunë, Alban Berisha, shkoi se “brenda pak minutash pritet të zhvillohet intervista, prandaj ftoj sa më shumë qytetarë të mblidhemi për ta pritur Kryetarin Gjeneral Sami Lushtaku deri në përfundim të saj”, tha ai para mediave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz