BallinaLajmeDyshime për parregullsi në testin e Kardiologjisë, kandidatët paralajmërojnë Prokurorinë

Dyshime për parregullsi në testin e Kardiologjisë, kandidatët paralajmërojnë Prokurorinë

Të ngjajshme

Procesi i testimit për mjek specialist në Prizren i mbajtur më 13 maj 2026, është shoqëruar me reagime dhe pretendime për parregullsi.

Në qendër të kritikave është emërimi i Dr. Artan Ahmeti në krye të komisionit për pranimin e kardiologëve në Spitalin e Prizrenit, ndonëse në të njëjtën ditë ai kishte të caktuar edhe një seancë gjyqësore lidhur me një aktakuzë ndaj tij.

Disa kandidatë pretendojnë se gjatë testimit ka pasur favorizime dhe shkelje procedurale, duke përfshirë lejimin e riplotësimit të testit për një kandidat dhe dhënie të përgjigjeve gjatë procesit.

Për rastin tashmë janë bërë ankesa dhe çështja pritet të adresohet edhe në Prokurori.

Nga ana tjetër, Drejtoria e SHSKUK-së ka deklaruar për Indeksonline se nuk është në dijeni për rastin, por ka inkurajuar të gjithë ata që posedojnë fakte apo pakënaqësi t’i adresojnë ato në institucionet kompetente.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz