BallinaLajmeKos: BE-ja i kujton Serbisë përgjegjësinë për Banjskën

Kos: BE-ja i kujton Serbisë përgjegjësinë për Banjskën

Të ngjajshme

Albanians For America mirënjohje  DASH’it pas lajmit për lejimin e shitjes së armëve për Kosovën

Organizata “Albanians for America” ka shprehur mirënjohje për Departamentin...

Belgjika publikon listën zyrtare për Botërorin 2026

Kombëtarja e Belgjikës ka publikuar listën përfundimtare për Botërorin...

Sa i takon anëtarësimit të shtetit serb në BE, Kos deklaroi se moszotimi i saj sa i përket sulmit terrorist në Banjskë nuk është mirë të kalojë si i tillë.

“Sa i përket Serbisë dhe anashkalimet që janë bërë në të kaluarën është një pjesë e rëndësishme në mënyrën se si Serbia do ta trasojë rrugën e  vet, do të thotë përkushtimi i saj për Banjskën dhe moszotimi i tyre nuk është mirë që të kaloj i tillë”, deklaroi ajo në konferencën për media bashkë me kryeminsitrin në detyrë, Albin Kurti.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos sot ka takuar edhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun. 

Vizita e së premtes në Kosovë është e para për komisioneren për zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024. Agjenda e saj nuk parasheh ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.

Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve – presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendit, më 6 mars meqenëse ky organ shtetëror nuk ia doli ta zgjedh kryetarin e shtetit, një ditë me herët, kur ishte afati i fundit për ta bërë një gjë të tillë.

Kjo vizitë i bie të realizohet tri javë para zgjedhjeve të reja që mbahen në Kosovë, më 7 qershor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz