BallinaLajmeGjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia

Gjermania zbulon virusin e hepatitit A në frutat e ngrira nga Serbia

Të ngjajshme

Pro-rusi Aleksandar Vulin sulmon Malin e Zi për Kosovën, vazhdon retorikën destabilizuese në rajon

Kryetari i Lëvizjës Socialiste të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka...

Mblidhet qeveria, ky është rendi i ditës

Qeveria në detyrë do të mbajë sot një mbledhje. Sipas...

Kurti shkon në Mitrovicë, viziton kryetarin Faton Peci

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren...

Gjermania ka zbuluar virusin e hepatitit A në një përzierje të ngrirë manaferrash nga Serbia, njoftoi Sistemi Evropian i Alarmit dhe Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF). Ky virus shkakton hepatit viral të tipit A, ose verdhëz infektive të tipit A.

Si pjesë e kontrollit zyrtar të tregut, në një mostër të marrë më 20 prill të këtij viti, autoritetet gjermane identifikuan mikroorganizma patogjenë – virusin e hepatitit A në një përzierje të ngrirë manaferrash me origjinë nga Serbia, sipas një deklarate të RASFF, raporton “Oranews”.

Rreziku shëndetësor u vlerësua si serioz dhe produkti thuhet se u tërhoq nga tregu dhe nga konsumatorët.

Kjo nuk është hera e parë që virusi i hepatitit A është zbuluar në frutat e ngrira nga Serbia.

Sipas të dhënave të RASFF, një rast i ngjashëm u regjistrua më 10 korrik 2025, kur Gjermania gjeti gjithashtu të njëjtin virus në frutat e ngrira manaferrash të importuara po nga ky vend.

Gjithashtu, në gusht 2022, virusi i hepatitit A u gjet në frutat e ngrira nga Belgjika, me Serbinë e listuar si një nga katër vendet e origjinës së frutave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz