BallinaSportLumir Abdixhiku viziton klubin e Prishtinës

Lumir Abdixhiku viziton klubin e Prishtinës

Të ngjajshme

Supremja shfuqizon pjesërisht rregulloren e UP’së për procedurat e avancimit të personelit akademik

Gjykata Supreme e Kosovës, ka shfuqizuar pjesërisht Rregulloren e...

Demi More në prag të 64- vjetorit, duket një yll i vërtetë!

Aktorja e filmit “The Substance”, Demi Moore, ka shkëlqyer...

10-shet e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit

Partitë më të mëdha në vend kanë publikuar listat...

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot stërvitjet e KF Prishtina, duke vlerësuar rolin që sporti dhe futbolli kanë në edukimin dhe zhvillimin e të rinjve në Kosovë.

Përmes një postimi publik, Abdixhiku theksoi se klubi kryeqytetas përfaqëson “pasionin, përkushtimin dhe ëndrrat e brezave të tërë”, ndërsa nënvizoi se sporti është shumë më tepër sesa një lojë, shkruan IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Një mëngjes me djemtë e Kryeqytetit.

I përcolla sot stërvitjet e KF Prishtinës, klubit që përfaqëson pasionin, përkushtimin dhe ëndrrat e brezave të tërë.

Sporti, futbolli, janë shumë më tepër se lojë. Janë disiplinë, karakter, sakrificë e shpirt gare. Janë vendi ku të rinjtë mësojnë të besojnë tek vetja, tek ekipi dhe tek qyteti që përfaqësojnë.

Por talenti i të rinjve tanë nuk mjafton pa mbështetje reale. Kosovës i duhen më shumë fusha sportive, stadiume funksionale, akademi moderne, kushte dinjitoze për stërvitje dhe më shumë përkrahje institucionale për klubet e sportistët tanë.

Sporti e futbolli, janë investime në rininë tonë. Investim në shëndet, edukim, disiplinë dhe krenari qytetare. Kur një i ri hyn në fushë sportive, ai shndërrohet në aset. Kur një klub mbështetet, një qytet merr frymë më ndryshe. E kur sporti ngritet, ngrihet edhe vetë shoqëria jonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz