Robert Lewandowski i ka ditët e numëruara te Barcelona.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, sulmuesi polak nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës dhe do të largohet si agjent i lirë, shkruan IndeksOnline.
Nëse nuk ka ndonjë propozim tjetër, Lewandowski do të duhet të gjej një klub të ri pas 30 qershorit, kur i përfundon kontrata.
37-vjeçari ka disa propozime në tavolinë nga skuadrat arabe, amerikane por edhe ato italiane.
Robert Lewandowski do të përshendetet me tifozët e Barcelonës në ndeshjen ndaj Real Betisit, e cila zhvillohet me 17 maj në ”Camp Nou”.
Ai u transferua te Barcelona katër vite më parë nga Bayern Munich, ku shënoi 119 gola./IndeksOnline/
🚨 Robert Lewandowski and Barça, new deal talks are completely on stand-by and the summer exit is now very close.
If there’s no fresh proposal, Lewandowski will leave as free agent.
Saudi Pro League and MLS clubs on it, Italian clubs keen but too expensive.
It’s highly… pic.twitter.com/Q9C7cugU2Z
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 13, 2026