Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve gjatë javës së aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2026, që u zhvillua nga 4 deri më 10 maj 2026. Qëllimi i këtyre kontrolleve ishte rritja e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimi i aksidenteve.
Sipas raportit të policisë, njësitë e trafikut kanë realizuar 834 pika kontrolli dhe kanë inspektuar gjithsej 5,344 mjete të tipit kamion dhe autobus, transmeton lajmi.net.
Gjatë këtyre kontrolleve janë identifikuar parregullsi të ndryshme, për të cilat janë shqiptuar 416 gjoba për kundërvajtje.
Policia thekson se këto aktivitete bëhen në kuadër të përpjekjeve të saj për të siguruar rrugë më të sigurta dhe për të ulur numrin e aksidenteve në vend, duke i kushtuar vëmendje të veçantë transportit të mallrave dhe udhëtarëve.
Postimi i plotë:
Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Maj 2026 – Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”
Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 04 deri 10 Maj 2026, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 834 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 5,344 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “kamion dhe autobusë” ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 416 gjoba për kundërvajtje të ndryshme./lajmi.net/
- Advertisement -