BallinaLajmeMinistri shqiptar në Mal të Zi: Deklarata kundër Kosovës është tejkalim kompetencash...

Ministri shqiptar në Mal të Zi: Deklarata kundër Kosovës është tejkalim kompetencash lokale

Të ngjajshme

FFK një dekadë në FIFA, Ademi: Ky ishte një triumf i madh për futbollin dhe shtetin tonë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Dje deklaroi se Nait Hasani s’do të jetë në listë, sqarohet Shaqir Totaj

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në...

Tragjike në NBA, gjendet i vdekur lojtari i Memphisit

Tragjedi në NBA. Lojtari i Memphis Grizzlies, Brandon Clarke,...

​Prishtinasi e jep veturën me qira, “klienti” ia shet në Serbi

Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se...

Obiliq: Hajnat thyejnë një depo, vjedhin para nga kasaforta

Një person ka raportuar në polici se i është...

Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Komunës së Zetës, i cili ka miratuar një deklaratë për “shfuqizimin” e njohjes së Kosovës në territorin e asaj komune, duke e cilësuar këtë veprim si një hap prapa në ndërtimin e së ardhmes evropiane të Malit të Zi.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Dukaj ka thënë se nuk është i befasuar nga deklarata e Kuvendit të Komunës së Zetës për anulimin e vendimit shtetëror për njohjen e Republikës së Kosovës.

Ai ka theksuar se, pa hyrë në aspektet kushtetuese dhe juridike që këtij akti politik nuk i japin karakter detyrues, bëhet fjalë për një përpjekje për të marrë kompetenca që nuk i takojnë pushtetit lokal dhe për ndërhyrje në marrëdhëniet e mira fqinjësore, të cilat, sipas tij, janë një nga objektivat kryesore të shtetit.

“Në vend që komuna më e re të përqendrohet në krijimin e kushteve më të mira për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të saj, po dëshmojmë përpjekje për dobësimin e institucioneve përmes devijimeve brenda sistemit, të motivuara nga interesa të ngushta politike dhe strategji gjeopolitike të lidhura me to”, ka deklaruar Dukaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz