BallinaSportLegjenda Schmeichel: Arsenali s’do ishte lider nëse këto ndërhyrje janë faule

Legjenda Schmeichel: Arsenali s’do ishte lider nëse këto ndërhyrje janë faule

Të ngjajshme

Here we go, Carrick pranon ofertën e Manchester United për vazhdimin e kontratës

Michael Carrick ka pranuar ofertën e Manchester United për...

Takim i madh i biznesit shqiptar në Prishtinë, Jusaj: Diaspora të investojë më shumë në Kosovë

Biznesmenë të shumtë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në...

Pamje/ Qytetarë të shumtë në Stacionin Policor në Skenderaj, ku po merret në pyetje Sami Lushtaku

Qytetarë të shumtë kanë dalur përballë Stacionit Policor në...

Klinaku: S’ka komunë paralele, s’ka Comercialna Banka!

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinaku, i cili i...

Peter Schmeichel ka reaguar ashpër pas anulimit të golit të West Ham United në minutat e fundit ndaj Arsenalit në sfidën që përfundoi mes polemikash pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Ish-portieri legjendar danez, duke folur për Viaplay, kritikoi vendimin e arbitrave dhe mënyrën se si u interpretua situata në zonë, shkruan Indeksonline

“Është gabim në shumë nivele. Ajo që më zemëron është se Arsenal nuk do të ishte kurrë në krye të tabelës nëse ato situata do të konsideroheshin faulle. Ata kanë shënuar shumë gola duke bllokuar, mbajtur dhe bërë lloj-lloj gjërash”, deklaroi Schmeichel.

West Ham kishte arritur të shënonte golin e barazimit për 1-1 në minutat e fundit të takimit, por festa e vendasve u ndal pas rishikimit nga VAR, i cili anuloi realizimin për faull në aksionin paraprak.

Vendimi ka shkaktuar debat të madh në opinionin sportiv anglez, me shumë ish-futbollistë dhe tifozë që kanë vënë në pikëpyetje standardin e gjykimit në raste të ngjashme.

Pavarësisht polemikave, Arsenal mori tri pikë të rëndësishme në garën për titull, ndërsa West Ham mbeti me zhgënjimin e një barazimi të mohuar në sekondat e fundit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz