BallinaSportSzcesny e pranon: Nuk jam më në nivel, nuk konkurroj me Garcian,...

Szcesny e pranon: Nuk jam më në nivel, nuk konkurroj me Garcian, vetëm e mbështesë!

Të ngjajshme

Wojciech Szczęsny ka bërë një deklaratë të sinqertë për fazën aktuale të karrierës së tij, duke pranuar se nuk është më në nivelin elitar europian që kishte në vitet e mëparshme.

“Është e qartë se nuk jam më në nivelin elitar europian me të cilin isha mësuar në vitet e hershme të karrierës sime”, u shpreh portieri polak.

Ai gjithashtu theksoi se tashmë e ka më të lehtë të pranojë superioritetin e lojtarëve të tjerë: “Për mua është shumë më e lehtë të pranoj se dikush është thjesht më i mirë se unë”.

Në deklaratën e tij, Szczęsny foli edhe për rolin e tij ndaj portierit të ri Joan García, duke bërë të qartë se synimi i tij është ta mbështesë dhe jo të rivalizojë me të.

“Detyra ime është ta mbështes Joan García-n, jo të konkurroj me të”, deklaroi ai./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz