Ernest Muçi u zgjodh dje lojtari i ndeshjes, pasi i dha fitoren Trabzonsporit ndaj Besiktasit.
Futbollisti i Kombëtares shënoi golin e fitores për 1 me 2.
Pas ndeshjes, trajneri Fatih Tekke i Trabzonsporit u pyet për Muçin. Tekniku tregoi hapur se dëshira e stafit është që të qëndrojë, por do të mbetet në dorën e drejtuesve që duan të negociojnë me çmimin 8.5 milionë euro që kërkohet nga Besiktasi.
Ia përcolla mendimin tim klubit dhe vetë Muçit. Muçi ishte i dobishëm gjatë kohës së tij këtu. Performanca e sotme(djeshme) ishte disi e ngjashme me atë që dhuron Muçi.
Nuk ka problem me idenë e dëshirës për të qëndruar Muçi. Mendoj se mund të ketë vështirësi financiare. Por mendoj se mund të shkojë në drejtimin që duam ne”, u shpreh Tekke pas fitores me Besiktasin.
Fjalët e trajnerit Teke kanë ndezur tifozët e Trabzonsporit, që po kërkojnë blerjen e kartonit. Fillimisht u tha se data e fundit për të nisur transferimin ishte sot, më 10 maj. Pas ndeshjes me Besiktasin u zbulua që bëhet fjalë për datën 20 maj, ndërsa më parë ishte një gabim i presidentit të klubit turk që kishte njoftuar ndryshe.