BallinaLajmeAksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Të ngjajshme

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet...

Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e...

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka njoftuar se, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sot ka zhvilluar një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, si edhe në disa lokacione të tjera.

Ky aksion është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontroll ndaj të dyshuarve lidhur me veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legazilimi i përmbajtjes së pavërtetë”.

Sipas dyshimeve, të bazuara,të pandehurit A.Q., dhe N.K., në bashkëveprim dhe pas një marrëveshje paraprake, kanë përdorur një dokument të falsifikuar të titulluar “Kontratë për këmbim e paluajtshmërive” të datës 11.02.1966.

Përmes këtij dokumenti është paraqitur në mënyrë të rreme kinse ka ndodhur një këmbim pronash në vitin 1966, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Gjatë hetimeve, është dyshuar se A.Q., dhe N.K., me ndihmën e personit  zyrtar A.B., kanë arritur që dokumentin e falsifikuar të paraqesin si autentik, duke vulosur dhe përfshirë në arkivat e gjykatës, ndonëse një document i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë në evidencat zyrtare.

Po ashtu, i dyshuari A.B. në cilësinë e personit zyrtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke krijuar dosje fiktive dhe duke mundësuar legalizimin e dokumentit të falsifikuar, me qëllim të përfimit të kundërligjshëm për vete dhe persona të tjerë.

Ndërkohë, të dyshuarit B.SH., dhe M.B., në cilësinë e personave zyrtar ne Agjencinë Kadastrale të Kosovës, dyshohen se kanw tejkaluar kompetencat e tyre, dhe në mënyrë të kundërligjshme kanë aprovuar ankesën e palës, përkatësisht të pandehurit N.K., duke obliguar Komunën e Prishtinës që të regjistrojë pronën në emër të tij.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në këtë drejtim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz