Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike, duke komentuar edhe qëndrimet e disa aktorëve politikë në vend.
Ai ka theksuar se në politikë, edhe mësimet e vonuara kanë vlerë, duke shtuar se ndryshimi i qëllimeve apo, siç u shpreh ai, “bërja e salltave” është një praktikë e zakonshme politike.
Reagimi i tij i plotë në Facebook:
Mësim i vonuar, në politikë megjithatë ka vlerë. Këtë e dëshmon një pjesë e politikës vendore e viteve të fundit. Ndryshimi i qëllimeve apo bërja e “salltave” në politikë është krejt legjitime. Disa këtyre salltave u thonë politikë, për mua kjo nuk është politikë.
Po, unë dalloj nga ata që kanë mbetur për riprovimet e vjeshtës. Ambasadori amerikan ka lënë fjalë: “Mos urino para derës së klubit ku do të hysh”!