BallinaBotëTë shtëna me armë në Oklahoma, plagosen të paktën 10 persona

Të shtëna me armë në Oklahoma, plagosen të paktën 10 persona

Të ngjajshme

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje

Fahrije Hoti do t’i bashkohet politikës, duke kandiduar për...

​Rrahje mes disa personave në Prishtinë, tre të arrestuar

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur të dielën...

Trump i çon mesazh Iranit me letra ‘Uno’: Të gjitha kartat i kam unë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të Donald...

Policia e Ferizajt shqipton 254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në prill 2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të...

Të shtënat me armë të dielën në mbrëmje në një festë pranë një liqeni afër Oklahoma City-t ka dërguar të paktën 12 persona në spitale, sipas policisë dhe zyrtarëve spitalorë.

Zëdhënësja e policisë së Edmondit, Emily Ward, tha se autoritetet kanë marrë raportime për të shtëna rreth orës 21:00 në një tubim të të rinjve pranë liqenit Arcadia.

 Ajo tha të dielën vonë se ende nuk është bërë asnjë arrestim, shkruan AP-ja.

“Kjo është qartësisht një situatë shumë e frikshme dhe e kuptojmë shqetësimin e publikut dhe të të përfshirëve, dhe po punojmë shumë për të gjetur të dyshuarit”, tha ajo.

“Jemi duke lëvizur në gjithë zonën metropolitane, duke folur me viktimat dhe dëshmitarët”, shtoi Ward.

Ajo tha se 10 persona janë dërguar në spitale, ndërsa të tjerët kanë shkuar vetë. Sipas saj, viktimat ndodhen në “gjendje të ndryshme”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz