BallinaLajmeFahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje

Të ngjajshme

Sulmoi fizikisht një femër në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi që...

Klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” shkruan histori në Spanjë

Pilotët e rinj nga klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”...

Oriola publikon video me fustan të zi, fizikun e saj duhet ta keni zili (Foto)

Modelja dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Oriola Marashi...

Fahrije Hoti do t’i bashkohet politikës, duke kandiduar për deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas Osmanit, Hoti do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, duke përfaqësuar një figurë të fuqishme të grave dhe një histori të njohur të qëndresës dhe punës në Kosovë.

“Nëse një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë”, është shprehur Osmani, duke e cilësuar Hotin si një grua “të fortë si guri, të pastër si loti dhe punëtore si askush tjetër”.

Ajo ka theksuar se angazhimi i Hotit në politikë lidhet me vizionin për një Kosovë ku, sipas saj, “dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën”.

Presidentja ka rikujtuar gjithashtu përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, duke përmendur përballjet me Aleksandar Vučić në institucione si Këshilli i Sigurimit dhe Parlamenti Evropian, ku sipas saj është dëshmuar “zëri i grave që nuk heshtin”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz