Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës së Rahovecit i cili pritet të përfundojë në korrik të këtij viti.
Me këtë rast, Kurti tha se ky investim prej 110 milionë eurosh nga Çalik Renewables nga Turqia dhe Eurokos nga Kosova i shton vendit një kapacitet të ri prej 70 MW për prodhimin e energjisë elektrike nga era.
“Ky projekt është dëshmi që Kosova përmes një kornize ligjore dhe rregullative të përshtatshme, dhe përmirësimeve të vazhdueshme në klimën e të bërit biznes, ofron siguri për investime të huaja në energji të ripërtëritshme dhe jo vetëm.”, tha Kurti./Indeksonline/