BallinaLajmeBenjamin-Lentze nga BE: Duhet të kemi mirëkuptim që “këto janë paratë dhe...

Benjamin-Lentze nga BE: Duhet të kemi mirëkuptim që “këto janë paratë dhe ju duhet të punoni”

Të ngjajshme

Vazhdon i mbyllur gjykimi për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe të enjten ka...

Dita e Punëtorëve: Nesër protestohet në Prishtinë

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar...

Skuadra me më së shumti gjasa për t’u shpallur kampion në UEFA Champions League sipas “Opta-s”

Këtë javë kanë përfunduar dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës...

Aktorja trondit me deklaratën në gjyq: Humba ndjenjat gjatë aktit

Ish-aktorja Jessica Mann ka dëshmuar sërish në një gjykatë...

Alfons Benjamin-Lentze nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se BE-ja ka një interes të veçantë për Ballkanin Perëndimor që të ngritet edhe ekonomikisht pasi reforma dhe Plani i Rritjes- përkatësisht futja e parave në këtë regjion ka një çmim sepse kjo duhet të absorbohet dhe të punohet në këto fusha.

“Qoftë energjia, arsimi, sundimi i ligjit, shëndetësia e të gjitha ato që e bëjnë jetën e qytetarëve më të mirë”, ka thënë ai.

Sipas tij, duhet të kemi mirëkuptimin që “këto janë paratë dhe ju duhet të punoni”. Kjo, ai tha se tregon se obligimet janë të dyanshme, që të punohet për të mirën e qytetarëve.

Benjamin-Lentze shtoi se procesi i integrimit evropian është më shumë se krijimi i ligjeve dhe strategjive në letër, duke thënë se duhet të këtë zbatim konkret, monitorim konkret në mënyrë që të maten pastaj arritjet.

“Ka të bëjë me llogaridhënien, me integritetin dhe marrjen e atyre përgjegjësive si menaxherë, si liderë, si politikanë, si ata që përfaqësojnë institucione të ndryshme”, ka shtuar ai.

Veç tjerash, zyrtari i BE-së foli edhe për shumë të rinj të papunë, për çka tha se ata mund të ikin nga vendi, raporton Betimi për Drejtësi.

“Normalisht që do ikin sepse nuk kanë arsye të qëndrojnë nëse nuk e gjejnë një punë të duhur, nuk shohin një të ardhme nëse marrin 3-400 euro rrogë, si mund t’ia dalin dhe kështu ata nuk shohin zgjidhje”, ka thekuar ai.

Ai shtoi se duhet të ketë diskutime më të shpeshta dhe lidershipi politik duhet të këtë interaktivitet me publikun.

Ndër të tjera, ai theksoi se ka shembuj të shteteve që janë bërë pjesë e BE-së por kanë pësuar regres dhe janë kthyer prapa.

Në fund, Benjamin-Lentze tha se raporti i IKD-së është një pasqyrë por ky është një proces i vazhdueshëm që do të vazhdojë.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në partneritet me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) dhe Qendrën për Gazetari Hulumtuese (SCOOP), me mbështetjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF), të enjten organizoi tryezë rajonale, ku u publikua përmbledhja “Pasqyrim rajonal: Ku qëndron rajoni në Grupkapitullin 1 të BE – Parimet Themelore?”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz