BallinaLajme“E kam vizituar edhe Shoqatën e Zjarrfikësve” – Osmani i hedh “kungja”...

“E kam vizituar edhe Shoqatën e Zjarrfikësve” – Osmani i hedh “kungja” Kurtit në lidhje me Presidentin që kërkoi ai, paralajmëron angazhim

Të ngjajshme

Lushaku-Sadriu: Sulme të organizuara ndaj LDK-së për të penguar bashkimin e së djathtës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu,...

Miftaraj: Kosova, vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor sa i përket integrimit evropian

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për...

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, rruga e ardhme e së cilës nuk dihet, po e publikon pothuajse çdo ditë nga një video drejtuar qytetarëve, e gjithashtu ndër rreshta po i përgjigjet akterëve kundërshtar politik të saj.

Ajo ka thënë se njerëz brenda politikës po ankohen pse po i takon qytetarët këto ditë, e sipas saj disa po dezinformojnë se këtë nuk ë ka bërë më herët.

Osmani ka thënë se e kishte vizituar edhe Shoqatën e Zjarrfikësve, për çka Lumir Abdixhiku Abdixhiku ka deklaruar se Kurti kërkonte një President që “pret e përcjell Shoqatën e Zjarrfikësve.

“Gjatë pesë viteve mandat vazhdimisht kam vizituar komunat, kam takuarqytetarët, kam mbështetur grupet e margjinalizuara, kam qenë pranë njerëzve të vyer e të mirë të vendit tonë. Vizita në fshatra e lagje të ndryshme, në shkolla, në kopshte, në spitale, në institucione që e mbajnë këtë shtet të fortë. Po, edhe në Shoqatën e Zjarrfikësve”, ka thënë Osmani,

Ajo ka thënë se vizitat e saj nuk do të ndalen.

“Këto vizita nuk janë ndalur asnjëherë, sikurse dje, ashtu edhe sot e mbi të gjitha në të ardhmen bazamenti më i fortë i angazhimit tim do të mbetet pikërisht lidhja me qytetarët sepse Kosova është atdheu ynë i përhershëm. Shihemi në Komunën e radhës”, ka shtuar Osmani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz