Santi Cazorla , kapiteni i Real Oviedos dhe një legjendë e futbollit spanjoll, deklaroi këtë të mërkurë se ka “marrë” vendimin e tij për të ardhmen e tij.
Sipas tij çdo gjë në jetë ka një fillim dhe një fund.
“Nuk është dita ose koha për të njoftuar asgjë. Gjëja e rëndësishme është skuadra dhe unë do ta komunikoj zyrtarisht në ditët në vijim. Jam i përqendruar në përfundimin e sezonit dhe vendimi është marrë, i rënë dakord me familjen time, miqtë e mi dhe klubin tim”, komentoi futbollisti 41-vjeçar.
Kur u pyet për të ardhmen e tij, pranoi se do të duhet të “ndalet dhe të shohë” se çfarë i thotë trupi i tij , por ai është shumë i qartë se dëshiron të “mbetet i lidhur me futbollin”, sepse kjo është ajo që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij./Indeksonline/