Pas Albian Hajdarit, edhe futbollisti tjetër kosovar, Leon Avdullahu e ka vazhduar kontratën me Hoffenheimin.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjerman përmes faqes së tij zyrtare në rrjetet sociale, pa e specifikuar megjithatë periudhën e kohëzgjatjes së kontratës së re, përcjell “Gazeta Express”.
“Pas Albian Hajdarit dhe Ozan Kabak, Leon Avdullahu është bërë lojtari i radhës kyç i ekipit që e nënshkruan një kontratë të re afatgjate me Hoffenheimin”, njoftoi klubi i Bundesligës.
Përfaqësuesi kosovar është lojtar mjaft i rëndësishëm për klubin gjerman, ndërsa aty luan me plot sukses së bashku me shokët dardanë, Albian Hajdari dhe Fisnik Asllani. /Gazeta Express