BallinaSportMuslija operohet me sukses, klubi i tij i dëshiron shërim të shpejtë

Muslija operohet me sukses, klubi i tij i dëshiron shërim të shpejtë

Të ngjajshme

Kurti thirrje partisë së Abdixhikut: Hatixhe Hoxha tërhiqet nëse LDK siguron 15 nënshkrime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë...

Dy herë brenda pak orëve, Kurti thërret sërish konferencë për media

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thirrur sërish konferencë...

Millie Mackintosh relaksohet në Spanjë pas divorcit

Influencerja britanike Millie Mackintosh po shijon disa ditë pushimi...

Ylli i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija e ka përfunduar me sukses operimin në gjurin e tij, ka njoftuar klubi i tij, Fortuna Dusseldorf.

Muslija e pësoi lëndimin e rëndë – këputjen e ACL-së – në ndeshjen e 10 prillit ndaj Holstein Kiel në Bundesliga 2.

Derisa sot, klubi i tij, ku është i huazuar, Fortuna Dusseldorf ka bërë me dije se operimi i Muslijës ka përfunduar me sukses, teksa ylli kosovar do të nisë rikuperimin e tij.

“Florent Muslija është operuar me sukses në ligamentin kryqëzor të lënduar dhe na ka dërguar përshëndetje nga spitali. Ne të urojmë me zemër një shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan klubi i Fortuna Dusseldorfit.

Muslija iu bashkua Fortunës në verën e vitit 2025 në formë huazimi, pasi kartonin e tij e posedon Freiburgu, që luan në Bundesliga.

Florent Muslija ka qenë gjithmonë pjesë e futbollit gjerman, duke u rritur në akademinë e Karlsruher, gjersa ka luajtur edhe për Hannoverin e Paderbornin./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz