Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i cili ka thënë sot në konferencë për media se opozita nuk po e njeh rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.
Ajo ka thënë se nëse dikush nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, sipas saj është vetë Kurti.
“Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin. Po 51% nuk janë 100%. Kush është shtetar, institucionalist dhe respekton Kushtetutën, nuk dëshmohet vetëm nga e kaluara e largët, por mbi të gjitha nga veprimet e sotme”, ka thënë Çitaku.
Ajo ka thënë se si opozitë, pa asnjë kusht kanë votuar zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare edhe me procedurë të përshpejtuar, ndërsa Kurtit i ka thënë se nuk njeh bashkëpunim as kompromis por kërkon nënshtrim e që ka thënë se PDK nuk nënshtrohet.
“Si shkelës serik i Kushtetutës, nuk e ke problem ta përmbysësh edhe rendin Kushtetues. Por këtë nuk do ta lejojmë. Ky vend dhe kjo Republikë janë ndërtuar me mund e me gjak. Dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohen”, ka shtuar ajo. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: