BallinaLajmeArben Gashi thotë se opozita duhet fizikisht ta bllokojë Kuvendi

Arben Gashi thotë se opozita duhet fizikisht ta bllokojë Kuvendi

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Përmes një postimi në facebook, Gashi u shprehë se në këto rrethana, opozita ka detyrimin politik dhe institucional të reagojë me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë kundërshtimin e fortë brenda Kuvendit dhe kërkimin e përgjegjësisë kushtetuese duke bllokuar fizikisht Kuvendin

“Ky është një rast i qartë i një çështjeje të gjykuar tashmë, e njohur në të drejtën kushtetuese si res judicata.

Çdo tentim për ta anashkaluar këtë parim themelor të drejtësisë përbën cenim serioz të rendit kushtetues dhe krijon një precedent të rrezikshëm institucional.

Në këto rrethana, opozita ka detyrimin politik dhe institucional të reagojë me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë kundërshtimin e fortë brenda Kuvendit dhe kërkimin e përgjegjësisë kushtetuese duke bllokuar fizikisht Kuvendin.

Shteti i së drejtës nuk negociohet dhe nuk relativizohet sipas interesit politik të momentit”, ka shkruar Gashi./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz