Gjatë ditës së sotme u zyrtarizua meçi rikthyes për Anthony Joshuan.
Britaniku, do të përballet me boksierin shqiptar, Kristian Prenga me meçin që do të zhvillohet në Arabinë Saudite, më 25 korrik.
Rreth këtij meçi reagoi edhe menaxheri i Robin Krasniqit, Luan Dreshaj i cili bëri një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“Prenga ka një shans të artë për t’ua prishur planet dhe për të shkaktuar surprizën e madhe. Në ring gjithçka nis 50:50 dhe secili ka mundësinë ta mposhtë tjetrin. Joshua është shumë i fuqishëm nëse i jepet hapësirë për të lëvizur dhe për të goditur, por është treguar edhe i cenueshëm kur kundërshtari e sulmon me presion të vazhdueshëm. Natyrisht, Joshua do të hy si favorit i qartë në këtë duel, ndonëse Kristiani ende nuk është përballur me kundërshtarë të këtij niveli. Megjithatë, Kristian Prenga ka zemër luftëtari dhe shpresojmë fort që më 25 korrik 2026, në Riyadh (Arabi Saudite), të trondisë botën e boksit me një fitore historike”, shkroi Dreshaj.
Joshua, nuk ishte ndeshur që nga dhjetori i vitit të kaluar, ku mposhti youtuberin e njohur, Jake Paul ku më pas britaniku pauzoi pas një aksidenti që kishte pësuar gjatë një udhëtimi në Nigeri./IndeksOnline/