BallinaSportRummenigge vlerëson lart PSG-në: Luis Enrique arkitekti i kësaj skuadre

Rummenigge vlerëson lart PSG-në: Luis Enrique arkitekti i kësaj skuadre

Të ngjajshme

Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora 20:30, Çitaku: Ftesa erdhi në 20:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku,...

Shtëpia e Bardhë: Nuk negociojmë përmes mediave me Iranin

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të...

Sonte seanca për zgjedhje të presidentit, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha kandidate

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar se sonte...

Legjenda e Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka vlerësuar lart punën e bërë nga Paris Saint-Germain në vitet e fundit, duke theksuar transformimin e skuadrës nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique.

Në një deklaratë të tij të fundit, Rummenigge u shpreh se PSG-ja aktuale është ndërtuar mbi baza shumë më të qëndrueshme krahasuar me vitet e mëparshme.

“Që kur Luis Enrique mori drejtimin në vitin 2023, është bërë një ekip i nivelit të lartë, i ndërtuar me shumë inteligjencë”, u shpreh ai.

Ish-drejtuesi i klubit bavarez solli në vëmendje edhe ndryshimin e filozofisë së klubit francez, duke theksuar se suksesi nuk vjen vetëm nga investimet e mëdha në tregun e transferimeve. “Parisi ka treguar diçka shumë të rëndësishme: nuk mund të blesh gjithçka, duhet të ndërtosh një skuadër me durim”, theksoi ai.

Rummenigge kujtoi gjithashtu finalen e Ligës së Kampionëve 2020, ku Bayerni mposhti PSG-në, duke theksuar se në atë kohë skuadra franceze kishte në përbërje yje si Neymar dhe Kylian Mbappe, ndërsa një vit më vonë iu bashkua edhe Lionel Messi.

“Sipas emrave, ishte një skuadër fantastike, por në fushë nuk funksiononte si ekipi i sotëm”, shtoi ai, duke nënvizuar ndryshimin e madh në organizim dhe qasje.

Në fund, Rummenigge vlerësoi strukturën aktuale të PSG-së, duke e cilësuar si një ekip të mirëorganizuar, me cilësi të lartë si në lojë ashtu edhe në mentalitet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz