BallinaLajmeSveçla pas dënimit të Gjukanoviq për spiunazh: Do të vazhdojmë pa kompromis...

Sveçla pas dënimit të Gjukanoviq për spiunazh: Do të vazhdojmë pa kompromis luftën ndaj këtyre veprimtarive

Të ngjajshme

Ministria e Mbrojtjes shënon Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës

Në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është...

Nagavci për Osmanin: Nënshkrimet duhet të shihen, jo vetëm të deklarohen

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,...

Lëndim i ri i Çalhanoglut, rrezikon paraqitjen në finalen e Kupës së Italisë

Hakan Çalhanoğlu ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor dhe,...

“Çfarë kulture gjuha sllave?” – Plas keq debati mes Mozës dhe Adit

Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Mozës dhe...

Besnik Tahiri: AAK nuk merr pjesë ne seancën për Presidentin

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka...

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla ka reaguar pasi Gjykata ka dënuar me 6 vjet burgim  Jelena Gjukanoviq, ish-zyrtare e OSBE-së për veprën penale të spiunazhit.

“Institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa kompromis luftën kundër këtyre veprimtarive, kërkohet edhe më shumë vendosmëri në vendimmarrje dhe ndëshkueshmëri, në përputhje me peshën dhe pasojat e rënda që këto akte kanë për Republikën tonë” ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë

Institucionet shtetërore të Republikës sonë, si kurrë më parë, janë angazhuar në zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit të spiunazhit në vendin tonë, i cili ka rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.

Sot, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është dënuar me 6 vite burgim Jelena Gjukanoviq, e cila ka zhvilluar veprimtari spiunazhi duke nxjerrë dhe shpërndarë te akterë të ndryshëm në Serbi dokumente të brendshme dhe të ndjeshme të institucioneve tona.

Ndërkohë që institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa kompromis luftën kundër këtyre veprimtarive, kërkohet edhe më shumë vendosmëri në vendimmarrje dhe ndëshkueshmëri, në përputhje me peshën dhe pasojat e rënda që këto akte kanë për Republikën tonë.

Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës sonë nuk do të tolerohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz