BallinaLajmeHaxhiu: Më 27 prill të vitit 1999, në Mejë dhe në Korenicë...

Haxhiu: Më 27 prill të vitit 1999, në Mejë dhe në Korenicë u krye një nga masakrat më të rënda gjatë luftës së fundit në Kosovë

Të ngjajshme

Kuvendi miraton marrëveshjen me EFTA-në dhe protokollet e CEFTA-s, Kusari-Lila: Hap i rëndësishëm për ekonominë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

Shkarkimi i Komisionit të Jurisprudencës, Kica-Xhelili: Shkelje ligjore

Provimi i Jurisprudencës ishte një ndër temat që u...

Kuvendi voton Komisionin për Provimin e Jurisprudencës mes kundërshtimeve të opozitës

Në Kuvendin e Kosovës është anuluar Komisioni aktual për...

Komuna e Gjilanit mbështet me nga 100 euro nënat lehona për vitin 2026

Komuna e Gjilanit ka vendosur të mbështesë financiarisht nënat...

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial në Mejë.

U.D. Presidentja Haxhiu me këtë rast ka thënë se më 27 prill të vitit 1999, pra para 27 viteve, në Mejë dhe në Korenicë u krye një nga masakrat më të rënda gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“376 civilë shqiptarë të paarmatosur u vranë dhe me qëllim që të fshehen gjurmët e krimeve, ata u zhvendosën në varreza masive në Serbi, në Batajnicë, Rudnicë dhe në vende të tjera”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo, tutje ka thënë se sot nderojmë dhe kujtojmë 376 martirët e këtyre masakrave, sot nderojmë e kujtojmë po ashtu edhe nënën Pashkë, nënën e cila u flijua, pra i dha fund jetës pas rivarrimit të dy djemve të saj. Sot po ashtu nderojmë kontributin, sakrificën dhe qëndresën e nënave të Gjakovës, sikurse edhe të gjitha nënave, që kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë periudhës së luftës.

“Në këtë rast, siç jeni në dijeni, para dy vite e gjysmë është ngritur aktakuzë për mbi 50 persona, për këtë masakër të madhe”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu, derisa u ka bërë thirrje “institucioneve të drejtësisë, që pa vonesa ta trajtojnë këtë masakër, që siç e përmenda është një nga masakrat më të rënda gjatë luftës së fundit në Kosovë, por edhe t’i adresojmë përgjegjësitë në raport me krimet e shumta që Serbia i ka bërë në Kosovë”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz