BallinaLajmeNjë ditë deri në përfundim të afatit për zgjedhjen e Presidentit, Kurti...

Një ditë deri në përfundim të afatit për zgjedhjen e Presidentit, Kurti se thotë asnjë fjalë përsëri dhe i shmanget gazetarëve

Të ngjajshme

Mbappe i lënduar, Reali njofton për gjendjen e yllit francez

Real Madridi ka njoftuar se Kylian Mbappe i është...

Mulhaxha-Kollçaku: S’kemi ende asnjë nënshkrim për kandidat për president

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputete e VV-së, ka deklaruar se nuk...

​Homazhe për 376 viktimat e Masakrës së Mejës, Abdixhiku: Liria kërkon drejtësi

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, së...

Sa keq për Real Madridin, Kylian Mbappe lëndohet dhe rrezikon “El Clasicon”

Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën...

Kurti: Ende 1565 persona të zhdukur, Serbia të tregojë të vërtetën për varrezat masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për zbardhjen...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot para mediave për çështjen e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, tek memoriali në Prishtinë.

Pas deklarimit të tij, ai u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen e Presidentit por për këtë zgjodhi të mos flas.

Ai i injoroi dhe iu shmang pyetjeve të gazetarëve, shkruan lajmi.net.

Afati 34 ditor që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë për të zgjedhur Presidentin përfundon nesër, ndërsa asnjë zgjidhje nuk po shihet në horizont.

Të shtunën, Kurti ka kërkuar nga partitë opozitare tre emra që do t’i kandidojnë për President, pas kësaj oferte kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku është përgjigjur pozitivisht duke e propozuar Vjosa Osmanin.

Këtë kandidaturë, VV e ka parë “jo-zyrtare”, pasi sipas shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavcit ata nuk kanë pranuar asnjë email me emrin e kandidaturës së LDK-së, ndonëse edhe Abdixhiku iu përgjigj VV-së përmes rrjetit social facebook, ashtu siç edhe kishte ofertuar VV.

PDK ka thënë se nuk do të propozoj asnjë kandidat.

Nëse deri nesër nuk arrihet marrëveshje për Presidentin, vendi do të shkoj në zgjedhje të cilat mund të mbahen me 30 maj ose 7 qershor sipas IKD-së. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz