BallinaSportShpërthejnë në akuza mes vete zyrtarët e Ballkanit dhe Llapit

Shpërthejnë në akuza mes vete zyrtarët e Ballkanit dhe Llapit

Të ngjajshme

E diela nisi me akuza mes dy zyrtarëve të klubeve të Superligës.

Në një postim në “Facebook” nga Kampionët – Kanal10, rreth ndeshjes së sotmes mes Dritës dhe Llapit, ra në sy një komentim nga zv.presidenti i Ballkanit, Bali Kabashi.

Kabashi, akuzoi duke thënë se rezultati i kësaj ndeshje është i paracaktuar.

“Dihet kush e fiton, lojë e shitur”, shkroi ai.

Por ky koment mori një reagim nga zv.presidenti i Llapit, Amrush Batatina i cili ia ktheu me “A të kujtohen kur i shitshe ti i nderum”, në të njëjtin postim.

Ky shkëmbim akuzash publike mes figurave të larta të klubeve të Superligës konsiderohet i paprecedentë në historinë e futbollit kosovar. Kurrë më parë nuk është parë që drejtues të klubeve të akuzojnë njëri-tjetrin hapur për trukim të ndeshjeve

Drita, luan ndeshjen ndaj Llapit sot në orën 15:00./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz