Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 25 prillit 2026, në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, ku persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të një autosalloni.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 deri në 00:25, kur të dyshuarit, të veshur me rroba të zeza dhe me helmeta në kokë, duke lëvizur me një motoçikletë, kanë hapur zjarr ndaj objektit. Si pasojë e të shtënave, janë dëmtuar rreth gjashtë vetura si dhe katër xhama të autosallonit.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM / MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 25.04.2026-00:20-00:25. Raportohet se persona të panjohur të veshur me të zeza dhe me helmeta në kokë duke drejtuar një motoçikletë dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një auto salloni. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar rreth gjashtë vetura dhe katër xhama të objektit ku vlera e dëmit nuk dihet. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.