BallinaSportFoda takon talentin e Salzburgut, Arion Selimin – sinjale se mund t’i...

Foda takon talentin e Salzburgut, Arion Selimin – sinjale se mund t’i bashkohet Kosovës

Të ngjajshme

​Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, reagon policia

Pas alarmit se në qendrën tregtare “Toptani” për bombë,...

Atletico thyen akullin, fiton më në fund në La Liga pas një muaji

Atletico Madridi ka fituar më në fund në La...

Shpërthejnë akuzat për tradhëti, reperja e njohur ndahet nga ylli i NBA

Megan Thee Stallion ka konfirmuar zyrtarisht fundin e marrëdhënies...

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, po vazhdon të monitorojë nga afër futbollistët e rinj me potencial për fanellën dardane.

Vizita e tij e radhës ishte në Austri, ku takoi talentin e RB Salzburg, Arion Selimi, në qendrën stërvitore të klubit, transmeton lajmi.net.

Dyshja publikuan edhe një fotografi së bashku, gjë që është interpretuar nga shumë tifozë si një sinjal pozitiv se mesfushori i ri mund të zgjedhë në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Selimi aktivizohet në pozitën e mesfushorit dhe aktualisht është pjesë e akademisë së Salzburgut, ku ka regjistruar paraqitje me grupmoshat U16 dhe U18 të klubit austriak.

Takimi me Fodën shihet si pjesë e përpjekjeve të Federatës së Futbollit të Kosovës për të afruar talente të reja në projektin e kombëtares./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz