BallinaLajmeAbdixhiku: Presidenti s’zgjedhet në rrjete sociale, edhe Vjosa Osmani opsion nga LDK-ja

Abdixhiku: Presidenti s’zgjedhet në rrjete sociale, edhe Vjosa Osmani opsion nga LDK-ja

Të ngjajshme

Në Shqipëri rritet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës del me vendim

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të...

Drake “i fiksuar” me shqiptarët? Ky detaj flet shumë

Reperi kanadez, Drake, duket se ka një konsideratë të...

Lladrovci: PDK mund të ulë tensionet duke dhënë emrin për president

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar...

Liverpooli me dy gola në 6 minuta ndaj Crystal Palaces

Liverpooli ka shënuar golin e epërsisë ndaj Crystal Palaces. Golin...

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas diskutimeve të fundit rreth çështjes së presidentit, duke shprehur habinë që një temë kaq e rëndësishme nacionale po trajtohet në rrjete sociale.

Ai theksoi se çështja e presidentit është serioze dhe kërkon trajtim institucional, e jo debat publik në platforma online. Sipas tij, nga ajo që është kuptuar deri më tani, kryeministri Albin Kurti po synon sigurimin e 90 votave në Kuvend – diçka që, sipas Abdixhikut, LDK-ja nuk mund ta garantojë e vetme.

Abdixhiku shtoi se një marrëveshje e tillë do të kërkonte edhe bashkëpunim me PDK-në, duke rikujtuar se vitin e kaluar kishte propozuar një qeveri të unitetit, ide për të cilën ishte kritikuar. “Tani po shihet se VV-ja pa PDK-në nuk po mundet”, u shpreh ai.

Nëse synohet një marrëveshje politike me LDK-në, Abdixhiku tha se partia e tij është e gatshme të japë propozimet e saj, duke përmendur si një nga opsionet edhe aktualen presidente Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz