BallinaLajmeProtestohet në Çakorr për hapjen e kufirit me Malin e Zi

Protestohet në Çakorr për hapjen e kufirit me Malin e Zi

Të ngjajshme

Drake “i fiksuar” me shqiptarët? Ky detaj flet shumë

Reperi kanadez, Drake, duket se ka një konsideratë të...

Lladrovci: PDK mund të ulë tensionet duke dhënë emrin për president

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar...

Liverpooli me dy gola në 6 minuta ndaj Crystal Palaces

Liverpooli ka shënuar golin e epërsisë ndaj Crystal Palaces. Golin...

Allegri e ‘paralajmëron’ Juventusin rreth Ardon Jasharit

Massimiliano Allegri ka deklaruar se Ardon Jashari do të...

Banorë dhe aktivistë nga Peja, si dhe nga Plava e Gucia, zhvilluan sot një protestë paqësore në zonën e Çakorrit, duke kërkuar hapjen e pikës kufitare dhe funksionalizimin e plotë të rrugës që lidh Kosovën me Malin e Zi.

Protesta, e mbajtur nën sloganin “Mjaft me izolim!”, nisi rreth orës 12:00 në zonën Kutllovë-Kuçishtë, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë nga të dyja anët e kufirit.

Organizatorët theksuan se kërkesa kryesore është hapja e pikës kufitare në Çakorr dhe funksionalizimi i rrugës, e cila sipas tyre do të lehtësonte ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Njëri nga iniciatorët, Muhamet Nikqi, deklaroi se protestat dhe peticionet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave, duke shtuar se rruga ekziston prej dekadash, por vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim të rregullt.

Para mbajtjes së protestës, banorët e zonave përreth kishin ndërmarrë iniciativa për hapjen dhe pastrimin e rrugës malore, me qëllim mundësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

Protestuesit kërkuan nga institucionet e Kosovës dhe të Malit të Zi që ta trajtojnë këtë çështje si prioritet strategjik dhe të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese për hapjen e pikës kufitare, duke theksuar se funksionalizimi i saj do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, shkruan Klan Kosova.

Në përfundim të tubimit, organizatorët ritheksuan se angazhimi qytetar do të vazhdojë deri në hapjen e plotë të kësaj rruge dhe vendosjen e një pike kufitare funksionale në Çakorr./EO/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz