Kuvendi i Kosovës nuk do të pushojë as në fundjavë.
Në njoftim bëhet me dije se nesër, nga ora 12:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare.
Në rend dite janë 5 pika, si në vijim:
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
- Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit.
- Advertisement -