BallinaShowBizArjan Konomi drejt BBVIP 6 si opinionist? – zëvëndeson Arbër Hajdarin

Arjan Konomi drejt BBVIP 6 si opinionist? – zëvëndeson Arbër Hajdarin

Të ngjajshme

Tornadot godasin shtetin e Oklahomës

Disa tornado goditën sot pjesën veriore të shtetit amerikan...

“Pesëshe n’kajmak”, Nottinghami ia bën bajat Sunderlandit të Xhakës

Nottingham Foresti shënoi katër gola në një pjesë për...

Spekulimet për panelin e sezonit të ardhshëm të “Big Brother VIP” kanë nisur që herët, ndërsa emri i Arjan Konomi po përmendet si një nga kandidatët potencialë për rolin e opinionistit në edicionin e gjashtë.

Gjatë një interviste në emisionin She’s On Air, Arbër Hajdari dhe Arjan Konomi ndanë përjetimet e tyre nga eksperienca si opinionistë në “Big Brother VIP 5” dhe “Fan Club”.

I pyetur për edicionin e fundit, Hajdari e cilësoi atë si “të jashtëzakonshëm”, duke theksuar suksesin dhe ndikimin e spektaklit në publik.

Sa i përket rikthimit të tij në sezonin e ardhshëm, ai u shpreh i pasigurt, duke lënë të hapur mundësinë e një angazhimi tjetër profesional.

“Nuk e di, varet nga projektet që mund të kem,” tha Hajdari, duke shtuar se nuk përjashton asnjë opsion.

Ndërkohë, i pyetur nëse do t’ia linte vendin Arjan Konomit, ai u shpreh vlerësues: “Arjan Konomi është profesor i kësaj pune.”

Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar për përbërjen e panelit të “Big Brother VIP 6”, por emrat e përfolur kanë rritur interesin e publikut për sezonin e ri. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz