Spekulimet për një hap të ri në marrëdhënien mes Harry Styles dhe Zoë Kravitz janë shtuar ndjeshëm, pasi aktorja është parë me një unazë në gishtin e fejesës.
Sipas burimeve pranë çiftit, dyshja mund të jetë fejuar pas vetëm tetë muajsh lidhje. “Ai është plotësisht i dashuruar,” ka deklaruar një burim, duke shtuar se Styles “do bënte gjithçka për të”, ndërsa Kravitz përshkruhet si “shumë e lumtur”.
Dyshimet u intensifikuan gjatë fundjavës, kur Kravitz, 37 vjeç, u fotografua duke shkëmbyer puthje me Styles, 32 vjeç, ndërsa mbante një unazë diamanti në dorën e majtë.


Çifti u lidh për herë të parë në gusht 2025, kur u panë së bashku në Romë, ndërsa më pas u fotografuan duke u puthur në Londër. Që në fillim, burime të afërta kanë theksuar se marrëdhënia e tyre po zhvillohej me ritme të shpejta.
“Duket sikur kanë kaluar nga zero në njëqind,” është shprehur një burim, duke nënvizuar se Styles nuk do ta bënte publike një lidhje nëse nuk do ta konsideronte serioze.



Në fillim të vitit 2026, raporti mes tyre dukej tashmë i konsoliduar, me pretendime se Kravitz e konsideron këngëtarin “shpirt binjak”. Megjithatë, çifti ka zgjedhur të ruajë privatësinë dhe nuk ka bërë deklarata publike për marrëdhënien.
Të dy janë parë shpesh së bashku në New York, ndërsa së fundmi janë fotografuar duke mbajtur duart pas një feste të organizuar pas emisionit Saturday Night Live, ku Styles ishte i ftuar.


Sa i përket jetës personale, Kravitz ka qenë e martuar më parë me Karl Glusman dhe më pas në një lidhje me Channing Tatum, ndërsa Styles është lidhur ndër vite me emra të njohur si Olivia Wilde, Kendall Jenner dhe Taylor Swift. Deri tani, fejesa mbetet e pakonfirmuar zyrtarisht, ndërsa interesimi i publikut për çiftin vijon të rritet. /GazetaExpress/