BallinaLajmeLushaku-Sadriu i reagon Pozharit: Po shpif për pasurinë time, shuma e deklaruar...

Lushaku-Sadriu i reagon Pozharit: Po shpif për pasurinë time, shuma e deklaruar është 94 mijë euro, jo 9 milionë

Të ngjajshme

Si të hiqni njollat siç duhet

Shumë prej mënyrave tradicionale për heqjen e njollave rezultojnë...

Skuadrës së njohur angleze i heqen dy pikë, rrezikon rënien

Skuadra e njohur angleze, West Brown ka marr një...

Çitaku i reagon Kurtit: Ose qeveris ose lësho rrugë, shihemi në zgjedhje

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është drejtuar kryeministrit...

Pas më shumë se dy muaj, Amir Rrahmani rikthehet titullar te Napoli

Amir Rrahmani është rikthyer në formacionin zyrtar të Napolit,...

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka reaguar analistit politik Xhevdet Pozhari lidhur me deklaratat e tij për pasurinë e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu e ka akuzuar Pozharin për shpifje dhe propagandë, duke thënë se ai ka keqinterpretuar qëllimshëm të dhënat e deklarimit të pasurisë.

Ajo ka sqaruar se në deklarimin e saj është përfshirë një shumë prej 94 mijë eurosh nga shitja e një banese familjare në Qerret të Shqipërisë, dhe jo 9 milionë euro, siç pretendon Pozhari, sipas saj.

“Paska shpifur sërish propaganduesi i Vetëvendosjes, Xhevdet Pozhari, duke u munduar që me gënjeshtra të mbulojë pamundësinë që ta rehatoj gruan e tij në Gjykatën Kushtetuese. Në deklarimin tim të pasurisë kam deklaruar një transfer nga shitja e banesës që e kemi pasur si familje në Qerret në vlerë prej 94 mijë eurosh, e jo 9 milionë siç po mashtron qëllimshëm dhe me vetëdije propaganduesi Pozhari”, ka shkruar ajo.

Tutje në postim, Lushaku-Sadriu ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një gabim teknik, për të cilin, sipas saj, është njoftuar edhe Agjencia Kundër Korrupsionit.

“Në gazetar profesionist do të konfirmonte informacionin dhe hiq pa konfirmim, do të ia merrte mendja që një banesë nuk ka mundësi me kushtu 9 milionë! Ky propagandues, që sot shpif mbi gabime teknike (për të cilën Agjencia Kundër Korrupsionit është njoftuar) bëhet me qëllim dhe vetëdije të plotë. Mjerë vendi kur njerëz të tillë, me qëllim të pastër propagandistik, ndërtojnë narrativa mbi pavërtetësi, vetëm për të larguar vëmendjen nga realiteti me të cilin përballen qytetarët çdo ditë”, shkroi Lushaku-Sadriu.

Pozhari, nga ana e tij, në një postim të tijin në Facebook, pretendoi se Lushaku-Sadriu ka shitur një banesë në Qerret në vlerë prej 9.5 milionë eurove./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz