BallinaSportGasperini reagon pas largimit të Ranierit: Roma është e para, më pas...

Gasperini reagon pas largimit të Ranierit: Roma është e para, më pas vijnë gjërat tjera

Të ngjajshme

Biografitë muzikore po humbasin thellësinë

Filmat biografikë për artistët e muzikës po kthehen gjithnjë...

Rukiqi për situatën e presidentit: Fatkeqësisht zgjedhjet janë të pa shmangshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha...

Anohni magjeps me interpretim unik live

Artistja Anohni ka dhënë një performancë mbresëlënëse në shfaqjen...

Ish-bashkëshorti flet për vendimin e Britney Spears për t’iu nënshtruar një programi rehabilitimi

Sam Asghari, ish-bashkëshorti i këngëtares Britney Spears, ka komentuar...

Gian Piero Gasperini ka dhënë reagimin e tij për largimin e fundit të këshilltarit të lartë të Romës, Claudio Ranieri, i cili u largua zyrtarisht të premten pas një përplasjeje publike me trajnerin: “Roma vjen para gjithçkaje”.

Roma konfirmoi zyrtarisht të premten se Ranieri ka lënë postin e tij pas disa javësh të trazuara në kampin verdhekuq.

Dy javë më parë, Ranieri dha një intervistë para ndeshjes ku kritikoi hapur situatën, duke deklaruar se Gasperini nuk ishte mes tre kandidatëve kryesorë për postin e trajnerit verën e kaluar, si dhe iu kundërpërgjigj komenteve të trajnerit për afrimet dhe departamentin mjekësor të klubit.

Kjo çoi në një përçarje të madhe brenda klubit, me raportime se Ranieri dhe Gasperini kishin shmangur dhe injoruar njëri-tjetrin për rreth dy javë.

Situata u bë e papërballueshme dhe klubi vendosi të ndahej me Ranierin, duke mbështetur Gasperinin.

“Njoftimi zyrtar thekson dy gjëra: besimin, që nuk ka munguar që nga dita e parë, dhe faktin që Roma vjen para gjithçkaje,” u shpreh Gasperini në konferencën për shtyp para ndeshjes së Serie A ndaj Bolognës.

I pyetur se çfarë i vjen më shumë keq nga deklaratat e Ranierit, ai u përgjigj: “Që nuk kam pasur kurrë ndjesinë e asaj që ai tha, më habiti shumë”.

Më pas, Gasperini u pyet se si arriti situata deri këtu, duke qenë se marrëdhënia me Ranierin dukej premtuese më pak se një vit më parë.

“Nuk e di, i keni parë të gjitha ngjarjet. Nuk di si ta komentoj, kam qenë jashtë kësaj. Nuk marr pjesë në këtë ‘makineri balte’ që vazhdon çdo ditë. Unë vazhdoj të punoj me ekipin dhe po përpiqemi të bëjmë mirë nesër,” përfundoi ai./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz