Ish-lojtari i Barcelonës, Vitor Roque ka pësuar një lëndim së fundmi.
Braziliani, i cili po luante ndeshjen e tij të parë si titullar pas 30 ditësh , pësoi një ndërhyrje të fortë nga Vicente Reis që e detyroi të largohej nga loja.
Lëndimi i tij pritet të ndikojë në paraqitjen e tij, 48 ditë para fillimit të Botërorit ku mund të mungojë për “Seleçaon”.
Roque, bëri këtë vit 18 paraqitje ku shënoi 6 gola dhe bëri 1 asist./IndeksOnline/