BallinaLajmeDy seancat e Kuvendit të Kosovës, njëra i dedikohet kongresistit Engel

Dy seancat e Kuvendit të Kosovës, njëra i dedikohet kongresistit Engel

Të ngjajshme

Sadiku thotë se Kurti po i ndërron fjalët: Manipulon, mashtron dhe tërhiqet

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku thotë se nuk ia...

FSK ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat e saj

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim...

Reali informon Comon se do ta riblejë Nico Paz

Real Madridi duket se ka kompletuar transferimin e parë...

Ferizaj: Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar për vjedhje në dyqane dhe fabrika

Një 35-vjeçar me inicialet S.T është arrestuar për veprën...

Kate Middleton ‘shkëlqen’ në Londër për Anzac Day

Kate Middleton është shfaqur në Londër gjatë ceremonisë përkujtimore...

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca, ku e para nis në orën 10:00, kurse e dyta në 11:00.

Seanca e parë do të mbahet në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

Engel vdiq më 10 prill në moshën 79 vjeçare.

Ndërkaq, në të dytën do të bëhet shqyrtimi i disa projektligjeve.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e dytë, objektivi 1,
  6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
  9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,
  10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz