Lamine Yamal ka përfunduar sezonin para kohe.
Sulmuesi i Barcelonës, u lëndua gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Celta Vigos, pas një dëmtimi muskular.
Yamal ka reaguar pasi ka kryer ekzaminimet mjekësore, duke thënë se do të rikthehet edhe më i fortë.
”Ky dëmtim më lë jashtë fushës pikërisht në momentin kur më shumë doja të isha aty, dhe dhemb më shumë sesa mund ta shpjegoj. Dhemb fakti që nuk mund të luftoj me shokët e ekipit, që nuk mund të ndihmoj kur skuadra ka nevojë për mua. Por unë besoj tek ata dhe e di që do të japin shpirtin në çdo ndeshje.
Unë do të jem aty, edhe nëse nga jashtë, duke mbështetur, inkurajuar dhe shtyrë përpara si një prej tyre. Kjo nuk është fundi, është vetëm një pauzë. Do të kthehem më i fortë, me më shumë dëshirë se kurrë, dhe sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë.
Faleminderit për mesazhet dhe Visca Barça.”, ka shkruar Yamal.