Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në varrimin e nënës së tij dhe ngushëlluan atë dhe familjen e tij gjatë këtyre tri ditëve.
Ai ka thënë se jeta vazhdon, por kariga ku qëndronte nëna e tij mbeti e zbrazët.
“Dua të falënderoj secilin që mori pjesë në varrim të nanës dhe që erdhi për ngushllime gjatë tri ditëve të kaluara. Té gjithë ju, familijarë, miq, shokë, kolegë e dashamirë na e keni lehtësuar përballjen me dhimbjen që shkaktoi humbja e nanës. Megjithate jeta vazhdon, por KARIGA ku ulej nana MBETI E ZBRAZET”, ka shkruar Totaj. /Gazeta Express