Izet Sadiku ka njoftuar për përfundimin e mandatit të tij si Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Prishtina, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.
Në një postim publik, ai e cilësoi këtë detyrë si një nder dhe përgjegjësi të veçantë, duke theksuar përkushtimin për avancimin e sektorit të shëndetësisë në kryeqytet në funksion të nevojave të qytetarëve.
Sipas tij, arritjet gjatë mandatit kanë qenë rezultat i bashkëpunimit institucional dhe profesional.
Postim i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Me përfundimin e mandatit tim si Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për besimin, përkrahjen dhe bashkëpunimin që kam marrë gjatë kësaj periudhe.
Ka qenë nder dhe përgjegjësi e veçantë të shërbej në këtë detyrë, me përkushtimin që sektori i shëndetësisë në Kryeqytet të avancojë vazhdimisht në funksion të nevojave të qytetarëve tanë. Çdo angazhim, përpjekje dhe rezultat i arritur ka qenë i mundur falë bashkëpunimit të sinqertë institucional dhe profesional.
Falënderoj qytetarët e Prishtinës për besimin dhe mirëkuptimin e vazhdueshëm.
Falënderoj Kryetarin Lumir Abdixhiku dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhe besimin institucional.
Falënderoj Kryetarin e Komunës, z. Përparim Rama dhe kolegët e mi në Komunën e Prishtinës për bashkëpunimin korrekt dhe profesional.
Një falënderim i veçantë për stafin shëndetësor, mjekët, infermierët, teknikët dhe gjithë punonjësit shëndetësorë për punën e palodhshme, përkushtimin dhe shërbimin e tyre ndaj qytetarëve në çdo rrethanë.
Jam mirënjohës për rrugëtimin që kemi bërë së bashku dhe krenar për punën e realizuar.
Përkushtimi ndaj shëndetit publik dhe shërbimit ndaj qytetarëve mbetet përherë prioritet i imi si drejtues dhe si profesionist shëndetësorë.
Me respekt dhe mirënjohje!/Lajmi.net/
- Advertisement -