Deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, për ish-presidentin Hashim Thaçi kanë vazhduar të nxisin reagime.
Në Debat Plus, ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, i cili është edhe familjar i deputetit të VV-së, ka thënë se fjalimi i mbajtur në Kuvend nuk ka qenë i rastësishëm, por i ndikuar nga një figurë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
“Dua të inkuadrohem për ata që u distancuan nga fjalimi i Fatoc Gecit. E kam fjalën për VV-së se prapa atij fjalimi qëndron një prej deputetëve të LVV-së, njeri i afërt i Albin Kurti dhe Glauk Konjufcës… ia ka thënë letrën njeri deputet i LVV-së”, ka thënë Geci.