BallinaLajmeInspektorati i Punës me kontrolle të ashpra: 41 inspektime në 48 orë,...

Inspektorati i Punës me kontrolle të ashpra: 41 inspektime në 48 orë, 16 raste me ndalime punimesh

Të ngjajshme

Pas fishkëllimave, “ecja e turpit”: Camavinga kërkon falje me personalitet

Santiago Bernabéu nuk harron dhe, kur vendos të gjykojë,...

Pastrohet zona te liqeni i Badocit, “Pastrimi”: Mos hidhni mbeturina, nga aty pimë ujë

Gjatë ditës së mërkurë, Kompania Regjionale “Pastrimi” në bashkëpunim...

Rita Ora i bashkohet kastit të filmit “Honeymoon With Harry”

Këngëtarja dhe aktorja me prejardhje shqiptare Rita Ora i...

Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë: Paraburgim për 19 të dyshuarit për skema piramidale dhe bixhoz

Gjykata Themelore në Mitrovicë, përmes gjyqtares së procedurës paraprake,...

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve e Kosovës dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka ndërmarrë një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij aksioni, Inspektorati ka publikuar raportin 48-orësh, i cili paraqet rezultatet e inspektimeve të realizuara në ditën e gjashtë të operacionit në terren.

Sipas njoftimit zyrtar, fokusi kryesor i inspektimeve gjatë kësaj periudhe ka qenë sektori i ndërtimtarisë, ku kontrollet janë realizuar në 100 për qind të rasteve të planifikuara në këtë fushë.

Në raport theksohet se numri i ndalimeve të punimeve përfshin automatikisht edhe numrin e kërkesave për kundërvajtje, duke nënkuptuar se çdo shkelje e konstatuar është shoqëruar me procedura ligjore përkatëse.

Inspektorati ka bërë të ditur gjithashtu se në përfundim të aksionit, të gjitha subjektet ku janë vendosur masa për ndalim të punimeve do të procedohen në gjykatat kompetente për kundërvajtje, në përputhje me shkeljet e evidentuara gjatë inspektimeve.

Po ashtu, është paralajmëruar se procesi i ri-inspektimeve do të vazhdojë në ditët në vijim, sipas afateve të përcaktuara nga inspektorët, me qëllim verifikimin e eliminimit të parregullsive të konstatuara.

Sipas sqarimeve zyrtare, “eliminimi i parregullsive” nënkupton rastet kur subjektet e inspektuara kanë ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Inspektorati ka theksuar se aksioni do të vazhdojë në mënyrë intensive, me qëllim rritjen e sigurisë në vendet e punës dhe zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi në sektorët me rrezik të lartë. /Lajmi.net/

- Advertisement -