BallinaLajmeKryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 maj

Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 maj

Të ngjajshme

Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë: Paraburgim për 19 të dyshuarit për skema piramidale dhe bixhoz

Gjykata Themelore në Mitrovicë, përmes gjyqtares së procedurës paraprake,...

Mjekëve ukrainas që veprojnë në frontin e luftës Dua Lipa ua çon dhuratë një veturë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka dërguar...

Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ/ Si do të veprojë Haxhiu?

11 prilli ishte afati i fundit kur duhej të...

Detaje të reja për rastin e tre të vrarëve në Podgoricë, arrestohet i dyshuari

25-vjeçari Vehid Muriç është i dyshuari për vrasjen e...

Lideri i ardhshëm i Hungarisë, Péter Magyar pritet të betohet si kryeministër më 9 maj, pasi presidenti Tamas Sulyok njoftoi se parlamenti i ri do të mblidhet për seancën e tij inauguruese në atë datë.

Sulyok e bëri të ditur dje vendimin përmes një postimi në “Facebook”.

Partia “Tisza”e Magyar,  siguroi 52% të votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në fillim të këtij muaji, duke i dhënë fund 16 viteve në pushtet të kryeministrit Viktor Orbán.

Sipas sistemit zgjedhor hungarez, ky rezultat përkthehet në një shumicë prej dy të tretash në parlament, e mjaftueshme për të ndryshuar kushtetutën.

Pas propozimit nga presidenti, parlamenti mund të zgjedhë kryeministrin me mbështetjen e të paktën 50% të deputetëve.

Zgjedhja e Magyar në postin e kryeministrit konsiderohet një formalitet.

Sulyok u zgjodh president nga parlamenti në vitin 2024 me mbështetjen e partisë populiste “Fidesz” të Orbán.

Magyar ka deklaruar se e konsideron Sulyok “jo legjitim” dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij pas formimit të qeverisë së re.

Ai ka paralajmëruar se nëse kjo nuk ndodh, grupi parlamentar i “Tisza-s” do të paraqesë ndryshime kushtetuese që do të mundësonin shkarkimin e tij nga detyra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz