BallinaLajmeDetaje të reja për rastin e tre të vrarëve në Podgoricë, arrestohet...

Detaje të reja për rastin e tre të vrarëve në Podgoricë, arrestohet i dyshuari

Të ngjajshme

Jashari: Rreth 170 inspektime në sektorin e ndërtimit, synohet rritja e sigurisë në punë

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Inspektoratit Qendror...

Enca paralajmëron një transformim në “look”

Enca Haxhia ka paralajmëruar se do të bëjë një...

Zgjedhjet e mundshme e vënë KQZ-në përballë problemeve të pazgjidhura

Telashet e proceseve zgjedhore të vitit të shkuar në...

25-vjeçari Vehid Muriç është i dyshuari për vrasjen e vëllezërve Denis (28) dhe Nezir Hoti (35) nga Rozhaja dhe Kenan Miraljemoviqit nga Novi Pazari, të martën në Podgoricë.

Krimi që ndodhi në një banesë me qira në Podgoricë, ku katër punëtorë ndërtimi jetonin së bashku, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Malit të Zi, është paraprirë nga “mosmarrëveshje personale mes personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit”.

Pas rastit, 25-vjeçari dyshohet se më pas ka shkuar në vendlindjen e tij në Rozhajë tek familja e tij.

Pak pas orës 20:00 mbrëmë, Policia e Malit të Zi njoftoi se Muriç ishte arrestuar.

“Vijesti” raporton se katër punëtorët e ndërtimit ishin përfshirë në një debat për borxh.

Policia ka bërë të ditur zyrtarisht se vrasjes, në të cilën është përdorur armë e ftohtë, i kanë paraprirë “mosmarrëveshje personale mes personave të vrarë dhe të dyshuarit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz